“Sot filluan punimet për rekonstruimin e godinës së vjetër të shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov” e cila së shpejti do të shfrytëzohet si objekt i ri i Komunës së Strugës. Pas kalimit të nxënësve në objektin e ri të SHMK “Vëllezërit Milladinov”, kjo godinë është dëmtuar dukshëm nga qytetarë të papërgjegjshëm të cilët kanë thyer dritaret, dyert dhe kanë shkaktuar dëme të tjera.

Kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramis Merko u shpreh se punimet kanë filluar, dëmet do të riparohen dhe së shpejti Komuna e Strugës do të gjendet në lokacion të ri.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës.