Kryetari Xhaferi dhuroi pako për Vitin e Ri

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, ka ndarë pako të Vitit të Ri për fëmijët e Shkollës Fillore për nevoja të posaçme “Idnina” dhe për fëmijët e sëmurë në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Departamenti i Onkologjisë.

Marketing

Të gjithë ne, udhëtimin e quajtur jetë e kemi filluar me dëshira dhe ëndrra, ca na janë realizuar, ca presim të realizohen, ca mundet nuk do të realizohen por megjithatë, të gjithë juve, ju uroj që udhëtimi juaj i jetës të jetë përplot surpriza të bukura të shoqëruara me shëndet të mirë, buzëqeshje të mrekullueshme dhe përqafime të ngrohta. Ju e meritoni këtë! Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri!”- pohoi Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Marketing