Kryetari Xhaferri ,Telegram ngushëllimi institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë.
Tronditja e natës së kaluar që u ndje edhe në vendin tonë, ka qenë vetëm fillimi i tronditjeve që në mënyrë të njëpasnjëshme akoma e lëkundin Republikën e Shqipërisë vëllazërore, Tiranën, Durrësin, Thumanën… Jam i prekur thellë dhe shpreh ngushëllime të sinqerta për viktimat e kësaj fatkeqësie, dhe ndaj familjarëve të afërm të tyre. Në të njëjtën kohë, me mendime, shpresë dhe dëshirë që numri i viktimave mos rritet, të lënduarit të jenë me pasoja sa më të vogla shëndetësore dhe shërim të shpejtë.
Me këtë rast të trishtueshëm, kur natyra në mënyrën e saj më të drejtpërdrejtë e demonstron forcën e saj të paparashikueshme dhe e vë në sprovë durimin, solidaritetin dhe bashkëndjesinë për të afërmin tonë, për fqinjin dhe për njerëzimin në përgjithësi, uroj që të gjithë të shtrojmë dorën e ndihmës, mendimet e sinqerta të përkrahjes dhe guximin që të shikojmë përpara edhe kur jemi në gjendjen më të pikëlluar dhe të rikuperohemi edhe më të bashkuar.

Marketing