Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Marsela Ceno e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka treguar një rezultatnë shqip të patologëve gjermanë mbi 154 autopsi të bëra për pacientët me COVID-19.

Ajo thotë se nga gjithë pacientët, 86% prej tyre dolën që kishin vdekur nga COVID-19 kurse 14% nuk e kishin si arsye të vdekjes.

Ceno propozon që për çdo pacient të infektuar që vdes në spital apo në shtëpi t’i bëhet autopsia që të kuptohet përfundimisht nëse ka vdekur nga COVID-19 apo jo.

”Po është shumë vërtetë. Në javën e kaluar në Gjermani është publikuar rezultati i gruput në shqip të patologëve në Gjermani. Janë bërë 154 autopsi, nga 68 institute të patologjisë në Gjermani, dhe rezultatet kanë treguar se nga 154, 86% kanë rezultuar se kanë vdekur prej COVID-19, ndërkohë që do të thotë se 14% nuk kanë pasur pasur arsye vdekje nga COVID-19.

86% kanë vdekur nga mushkëria, 90% nga trompoza, të dyja më shumë meshkuj se femra, mosha 70-90 vjet.

Është mëshuar shumë edhe sëmundjeve shoqëruese. Ky studim i patologëve tregon se 43% kishin sëmundje kardiovaskulare, 13% diabet etj, por nuk ishte ky shkaku kryesor.

Nëse ju referohemi të dhënave zyrtare, nga COVID-19 ose me COVID-19 kemi 2 mijë e 977 ë vdekurish. Ka vetëm 154 vetëm 5%.

Do ishte me shumë vlerë që të gjithë pacientët që kanë rezultuar me COVID-19, dhe nuk ia dalin, t’u bëhet autopsia. Dhe atëhere mund të mësohet kush është shkaku i vërtetë i vdekjes së tyre.

Nuk mund të thuhet 100% që të gjithë të infektuarit vdesin nga COVID-19. Nuk mund të themi që është COVID-19 atyre që u mori jetën.”- tha Ceno.