Kryqi i Kuq me aksion për të ndihmuar të pësuarit në shpërthimin në Bejrut

 Me rastin e shpërthimit të pardjeshëm  në portin e kryeqytetit të Libanit, Bejrut, Kryqi i Kuq  i Republikës të Maqedonisë së Veriut informon se do të përfshihet  në donacionin humanitar me qëllim të zbutjes së pasojave dhe dhënies së ndihmës dhe mbështetjes për popullatën e pësuar.

Marketing

Të gjitha subjektet juridike të interesuara dhe qytetarët mund të përfshihen me sigurimin e ndihmës në para në llogarinë e Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së: 300000001327966,  numri tatimor: 4030984271620 SHA Komercijalna banka me emrin “Ndihmë për popullatën e pësuar në Liban”, si dhe të dhurojnë 100 denarë me thirrje në numrat e telefonit 070/ 075/ 077 143 400.

Prej atje potencojnë se mjetet mund të dhurohen prej datës 7 deri më 20 gusht të këtij viti dhe ato do të transferohen në Kryqin e Kuq të Libanit për popullatën e pësuar  në Bejrut.

Njëherit, Kryqi i Kuq i Republikës të Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje të thellë për viktimat dhe familjet e tyre që pësuan gjatë shpërthimit në Bejrut.

Marketing