Në Pikën për të pastrehët në Momin Potok, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit sot do ta shënojë Ditën botërore e pastrehimit.

Në suaza të shënimit për të pastrehët do të sigurohet drekë, donacion nga një person privat, si dhe ndihmë në këpucë për 70 të pastrehë, të cilët rregullisht e vizitojnë pikën.

Pika për të pastrehët, e cila funksionin tashmë 10 vite ofron disa shërbime për personat, që nuk kanë shtëpi të tyren dhe ka për qëllim të mundësojë që ata t’i realizojnë të drejtat themelore dhe të riintegrohen në shoqëri. Ai është i mbështetur financiarisht nga Qyteti i Shkupit dhe disa kompani dhe qytetarë.

Artikulli paraprakLDSHM kundërshton propozimet e qeverisë për ndryshime kushtetuese!
Artikulli tjetërNë Rahovec djali sulmon babin me thikë, policia jep detaje