Kryqi i Kuq, trajnime shoferëve për të dhënë ndihmën e parë

Kryqi i Kuq do të trajnojë shoferët për të dhënë ndihmën e parë. Organizata fillon një fushatë nën moton “Injoranca juaj kushton jetë”, e cila do të zgjasë nga 15 korriku deri më 15 shtator. Kurset falas do të mbahen në 33 degë komunale të Kryqit të Kuq, të cilat do të përfshijnë rreth 8,000 shoferë. Vlerësimi i përgjithshëm nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti, është se sistemi për trajnim për dhënien e ndihmës së parë për shoferët ka anomali që duhet të eliminohen për siguri më të madhe në trafik.

Marketing

Shkaqet kryesore për aksidente rrugore janë drejtimi me shpejtësi të madhe, mosrespektim i rregullave për përparësi të kalimit, mos mbajtje e drejtimin dhe korsisë për lëvizje, drejtim të kundërt dhe kthime të parregullta, përdorim i telefonave celularë dhe drejtim në gjendje të alkoolizuar- deklaroi Sait Saiti – Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq.

Fushata do të përfshijë njerëz me nevoja të posaçme, por dhe nxënës në shkolla si pjesëmarrës të ardhshëm në trafik.

Secili prej nesh mund të jetë viktimë ose dëshmitar. Kur jepet ndihma e parë, shanset për mbijetesë janë 80%, dhe injoranca mund të kushtojë jetë- tha Katerina Ivanovska, promotore e fushatës.

Sipas të dhënave të MPB-së, në vitin 2017 në vendin tonë ka pasur 155 viktima nga aksidentet rrugore dhe vitin e kaluar kjo shifër ishte 133 persona. Por nuk ka asnjë analizë se sa prej këtyre vdekjeve ka ndodhur për shkak të mos-dhënies ose për shkak të dhënies së ndihmës së parë në mënyrë joprofesionale.

Alsat

Marketing