KSHPK ka inicuar procedura kundërvajtëse për kryetarët e komunave të Gazi Babës dhe të Shtipit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të inicojë procedura kundërvajtëse për kryetarët e komunave të Gazi Babës dhe të Komunës së Shtipit për shkeljen e Kodit Zgjedhor dhe të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.

Marketing

Në seancën e sotme të Komisionit pjesërisht ishte pranuar ankesa e VMRO-DPMNE-së për marrëveshjen e lidhur nga ana e kryetarit të Komunës së Gazi Babës Boris Georgieski me Agjencinë për Sigurimin e Pronës dhe Personave në vlerë prej katër milionë denarë, për sigurim fizik në 11 shkolla fillore dhe dy kopshte të fëmijëve. Për marrëveshjen e lidhur, konfirmoi KSHPK bëhet fjalë për mjete financiare të parapara në furnizimet vjetore publike, megjithatë është kontestuese është kumtesa e publikuar për ngjarjen nga ana e komunës dhe të publikuar në disa medie, për çka edhe do të inicohet procedurë kundërvajtëse.

Procedura kundërvajtëse kundër kryetarit të Shtipit është në lidhje me shpërndarjen e drunjve për ngrohje të katër familjeve me gjendje të vështirë sociale dhe për N.P”Isar”, me ndihmën e NP “Rrugët e Maqedonisë” dhe “Pyjet e Maqedonisë”, si dhe NJTZ.

Në ankesën e VMRO-DPMNE-së, komisioni ka ardhur në përfundim që të inicohet veprimtaria për konfirmimin e përgjegjësisë për Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural – Shkup, e cila ka paguar gjithsej 77 milionë denarë të mbi dy mijë vreshtarëve për blerje të rrushitnga rekolta  2014-2015 nga kantinat private të verës “Povardarie” dhe “Stefans”. Sipas KSHPK nuk punohet për pagesa rrjedhëse ose të rregullta.

KSHPK me iniciativë të veten do të hapë edhe procedura për konfirmimin gjendjes faktike në lidhje me kumtesën e publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural  më 14 prill se janë paguar 27 milionë euro në 26.776 prodhuesve të duhanit për rekoltën e vitit 2018.

Do të konfirmohet edhe gjendja faktike dhe do të kërkohet që të merren parasysh veprimet e mëtutjeshme nga ana e Institucionit në lidhje me udhëheqësin e repartit për hortikulturë Jovo Temellkovski në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” i cili më 16 prill me  bluzë të Stevo Pendarovskit u shfaq në hapësirat e punës.

KSHPK e hodhi poshtë ankesën e VMRO-DPMNE-së kundër u.d. kryetar i Komunës së Novo Sellës për punësim të 10 punëtorëve komunalë në kohë të caktuar prej 30 ditë