KSHZ anulon votimin në dy vendvotime në Kavadar

KSHZ-ja vendosi të anulojë votimin në dy vendvotime në Kavadar për shkak të mos-përputhjes së numrit të personave të regjistruar në listë se kanë votuar dhe fletëve të votimit në kuti. Bëhet fjalë për vendvotimet 0684/1 dhe vendvotimin 0682.

Marketing

Në vendvotimin 0684/1 ka pasur 368 persona të regjistruar që kanë votuar kurse janë konstatuar 369 fletëvotime. Anëtarët e Këshillit zgjedhor kanë konstatuar edhe vetë lëshimin dhe e kanë evidentuar në procesverbal. KSHZ-ja mori edhe vendim për shkarkimin e tyre.

Në vendvotimin 0682 lëshimi është bëre nga vetë anëtarja e këshillit zgjedhor e cila menjëherë pas hapjes së vendvotimit ka votuar dhe më vonë është konstatuar se nuk është e regjistruar në atë vendvotim për shkak se ka ndryshuar adresën.

Marketing