KSHZ deri në ora 19:30 do të pranojë ankesa për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultatit zgjedhor

Sot, deri në orën 19:30, mund të paraqiten ankesa për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultatit nga zgjedhjet e 10 parlamentare.

Marketing

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) gjatë ditës së djeshme ka pranuar 82 ankesa dhe një kërkesë për rishikim të fletvotimeve të pavlefshme.

Sipas zëdhënësit të KSHZ-së, Admir Shabani, shumica e ankesave, 74 janë nga Aleanca për Shqiptarët, por ka edhe dy nga VMRO-DPMNE-ja që i referohen përmbledhjes së rezultateve të votimit.

Afati i paraqitjes së ankesave për procedurën e votimit ka zgjatur deri dje në orën 21:00.

Afatet për ankesa filluan të rrjedhin qysh pardje pasi KSHZ-ja bëri të ditur rezultatet përfundimtare jozyrtare të zgjedhjeve.

Pas afateve për paraqitje të ankesave, KSHZ-ja do të duhet caktojë seancë publike në të cilën do të shqyrtohen ankesat dhe do të vendoset për rezulatatet përfundimtare , tha dje kreu i KSHZ-së, Oliver Derkoski.

Marketing