KSHZ diskuton propozim planin financiar për referendumin

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pasditen e sotme do të mbajë seancë publike ku duhet të shqyrtohet dhe miratohet Propozim Vendimi për ndryshim të librit të afateve, nr 12- 1402/1 nga 01.08.2018, për zbatimin e referendumit në vjeshtë për Marrëveshjen me Greqinë.

Marketing

Mes pyetjeve në rend dite janë edhe shqyrtimi dhe miratimi i Propozim planit financiar për shpërndarjen e mjeteve për referendum në nivel shtetëror, të Propozim planit vjetor për nevojat për furnizimet publike në vitin 2018 si dhe Propozimit për procedurat e zbatimit të furnizimeve publike.

Mes tjerash, duhet të shqyrtohet dhe miratohet edhe Propozim Vendimi për vërtetimin e nevojës së formimit të trupave ndihmës të KSHZ-së në realizimin e referendumit, si dhe Propozim Programit për edukim të domosdoshëm të organeve zgjedhore- Komisionet komunale zgjedhore, Këshillat zgjedhor dhe ato të përfaqësive diplomatike- konsullore.