Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot do të mbajë seancë në të cilën do t’i shqyrtojë dhe miratojë kërkesat për marrje të autorizimeve për monitorim të referendumit të vitit 2018, të parashtruara nga TV Kanal 24 – Rusi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive INKLUZIVA, Qendra nacionale rome Kumanovë, Ambasada e SHBA-së, OSBE-ODIHR (plotësim), Fondacioni për shpëtim të Tokës (plotësim), Shoqata për politika fqinjësore dhe nisma EDULSJ Shkup – CIVIL dhe Qendra për liri (plotësim).

Në rend dite të seancës janë edhe propozim Udhëtimi për mënyrën e votimit të vendvotimeve me më pak se 10 zgjedhës, propozim Udhëzimi për votim, si dhe për fletëvotime valide dhe jovalide në Referendumin në nivel shtetëror.

Siç është paralajmëruar KSHZ-ja do të debatojë edhe rreth Propozim vendimit për vërtetimin e shpenzimeve për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore në sasi reale.