KSHZ e gatshme për çfarëdo lloj modeli për zgjedhjet

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i gatshëm të zbatojë zgjedhje parlamentare për çdo modeli për të cilin është arritur marrëveshje midis partive politike, përfshirë edhe modelin me lista të hapua zgjedhore, deklaroi sot kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Marketing

Ne, shtoi ai, si institucion jemi të gatshëm, funksionojmë në vazhdimësi dhe jemi të gatshëm ta zbatojmë atë që do ta dakordësojnë partitë politike.

Lidhur me atë cili model zgjedhor, sipas tij, do të ishte më i miri, Derkovski theksoi se mendimi i tij në thelb edhe nuk është relevant, sepse kjo është marrëveshje e partive politike.

Kryetari i KSHZ-së potencoi edhe se Lista zgjedhore është në rregull dhe se në të nuk ka të a.q. votues fantom.

“Kjo është një materie që vazhdimisht pastrohet dhe përpunohet. Siç i marrim të dhëna nga MPB-ja në nivel tremujor, ashtu edhe i përpunojmë. Kuptohet se në listë ku ka mbi 1,8 milionë zgjedhës do të mund të gjindet ndonjë mospërputhje, por e gjithë kjo është reduktuar në një kornizë të arsyeshme. Ne vazhdimisht punojmë dhe në këtë moment kur është periudhë e zbrazët dhe nuk ka zgjedhje punojmë në pastrimin e Listës Zgjedhore”, tha Derkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para prezantimit të Raportit për monitorim të Zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019 të zbatuar nga ana e vëzhguesve me aftësi të kufizuara.

Kryetari i KSGZ-së theksoi edhe se institucioni i angazhuar për zbatimin e zgjedhjeve ka parashtruar edhe propozime të caktuara në pajtim me rekomandimet paraprake të OSBE-së dhe ODIHR-it për përmirësim teknik të procesit zgjedhor.

“Si kjo do të zhvillohet më tej do të shohim, sepse edhe ajo varet nga marrëveshje e partive politike”, tha Derkovski.

Lidhur me votimin e diasporës, kryetari i KSHZ-së, thotë se si Komision do të donin të ketë ndryshime, por në suaza të mundësimit të mënyrave të reja të votimit, për, siç thotë, të kursehen mjete financiare.

Marketing