KSHZ: Fushata zgjedhore të mos fillohet para kohe

Pas konfirmimit të rregullsisë së kandidaturave të tre kandidatëve presidencialë dhe pas konfirmimit të renditjes në fletëvotim, për më pak se dhjetë ditë, gjegjësisht nga 1 prilli, zyrtarisht do të fillojë fushata zgjedhore për president të shtetit.

Marketing

Kandidatët presidencialë, të cilët javëve të kaluara kanë njoftuar për aktivitetet e tyre në vend, me çfarë zyrtarisht tashmë e kanë filluar fushatë, dje u paralajmëruan nga KSHZ-ja të mos e fillojnë fushatën para kohe.

Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në sencën e 27-të të Komisionit, u bëri thirrje kandidatëve t’i përmbahen nenit 69 të Kodit Zgjedhor, në të cilin hollësisht është definuar se çka nënkuptohet me fushatë, së cilës ata duhet t’i për,bahen deri në fillimin e saj zyrtar, më 1 prill.

“Për fushatë zgjedhore konsiderohet mbledhje publike dhe ngjarje të tjera publike të organizuara nga ana e pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, theksim publik të pllakateve, video prezantim në vende publike, paraqitje zgjedhore mediatike dhe të internetit, shpërndarje të materialeve të shtypura dhe paraqitje publike të kandidatëve të konfirmuar nga organet zgjedhore kompetente dhe programeve të tyre”, e citoi Kondarko nenin 69-a.

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dje është hedhur shorti për renditjen e kandidatëve për president në fletëvotim. Kandidati i opozitës shqiptare për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Blerim Reka do të jetë i pari në fletëvotim, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska-Davitkova, ndërkaq i treti është kandidati i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski.

Në raundin e dytë nuk do të hidhet short i ri, ndërsa kandidatët të cilët do të hyjnë në raundin e dytë do ta ruajnë numrin rendor nga raundi i parë.

Darko Kaevski, përfaqësues i LSDM-së dhe koalicionit për kandidatin Stevo Pendarovski, pas konstatimit të renditjes së kandidatëve presidencial, deklaroi se fushata të cilën do ta zhvillojnë do të jetë evropiane dhe se prej sot e deri më 1 prill, kur është fillimi zyrtar, do të përmbahen nga fushata dhe nga shfaqjet publike dhe do t’i respektojnë të gjitha rregullat ligjore.

Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE, përfaqësues i kandidates Gordana Siljanovska Davkova, tha se tashmë i kanë ndërprerë të gjitha aktivitetet që nuk guxojnë të emetohen dhe realizohen, si në terren, ashtu edhe në mënyrë mediale në rrjetet sociale. Theksoi se pret fushatë të drejtë dhe demokratike nga ana e pushtetit, sepse sipas tij, në votimin në referendum nuk ka pasur fushatë të tillë.

Ramadan Rexhepi, zëdhënës i kandidatit Blerim Reka, ta se shpresojmë për zgjedhje të drejta dhe para së gjithash të qeta, evropiane. Ne tashmë pamë në mediumet sociale se po bëhet një lloj fushate. Përmbahemi që fushatën ta fillojmë prej 1 prilli.

Marketing