KSHZ-ja i hodhi poshtë të gjitha ankesat

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme i ka hedhur poshtë të gjitha 2.142 ankesat e paraqitura nga partitë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Marketing

Për 1.478 ankesa nga gjithsej 1.982 të paraqitura nga Partia “E Majta”, anëtarët e Komisionit vendosën se ata nuk kanë pasur nënshkrimin e përfaqësuesit të autorizuar dhe nuk kanë pasur vulën e paraqitësit të listës, ndërsa për 504 të tjera theksuan se ato nuk janë të mbështetur në prova dhe se teksti i arsyetimit të tyre është i njëjtë në të gjitha ankesat. Ndërkaq, për ankesat e Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa, poashtu është vlerësuar se janë të pa mbështetura në prova si dhe ankesat e partive “Demokratët”, SDU, Integra, Partia e Punëtorëve MORO dhe VMRO-DPMNE. Disa nga partitë ankesat e të cilave u refuzuan, kërkuan rishikim të materialit zgjedhor, si dhe të fletëvotimeve të pavlefshme, por edhe ato nuk ishin të mbështetur në prova.

Partitë kanë të drejtë këto vendime të KSHZ-së t’i ankimojnë deri në Gjykatën Administrative.