KSHZ-ja ndau certifikatën për deputet, Bedri Fazliu zëvendëson Florin Besimin

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i lëshoi ​​sot certifikatë për deputet, Bedri Fazliut nga BDI-ja i cili në dhomën ligjvënëse e zëvendëson Florin Besimin. Certifikata për deputet e lëshuar nga KSHZ-ja duhet të verifikohet nga Kuvendi. Fazliu vjen nga NjZ 6 nga radhët e BDI-së. Më herët, Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Florin Besimit të cilën ai e paraqiti pas reagimit të Komisionit të Antikorrupsionit, sepse vëllai i tij Fatmir Besimi duhet të propozohet për ministër të Financave.

Marketing
Marketing