Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në orën 14 do të mbajë seancë publike në të cilën do t’i shqyrtojë formularët për zbatimin e referendumit të ardhshëm.

Anëtarët e KSHZ-së do ta shqyrtojnë edhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën për zgjidhjen e ankesave, Rregulloren për edukimin e organeve zgjedhore dhe për kërkesat për mospranimin e kryerjes së obligimit në këshillat zgjedhorë të cilat do ta zbatojnë votimin jashtë vendit.

Në seancë pritet sipas zgjedhjes rastësore të zgjidhen anëtarët e këshillave zgjedhorë të cilët do ta zbatojnë votimin jashtë vendit.