KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 10:00 është 6.08 për qind

Sipas të dhënave të para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), jehona e votuesve deri në ora 10:00 është 6.08 për qind. Jehonë më e madhe e votuesve është regjistruar në Prilep, 11 për qind, derisa më e ulët në Bogovinj dhe Likovë, ku është shënuar dalje më e vogël se një për qind.

Marketing

Deri në ora 10:00, në 75 % të vendvotimeve kanë dalë 6.05 % ose 80569 votues.
Në vendvotimin 2344 në komunën e Studeniçanit nuk do të votohet. Me një orë vonesë ka filluar votimi në Komunën e Bogovinjës në vendvotimin 2073, ndërsa do të zgjasë po aq kohë sa ka pas vonesë.