KSHZ jep detaje për zgjedhjet presidenciale

Komisioni Shtetëror Zgjedhor jep sqarime për procedurat e zgjedhjeve presidenciale. Institucioni njofton se kandidaturat për kryetar duhet të dërgohen deri më 21 mars. Për zyrtarizimin e kandidaturës për kryetar shteti nevojiten 10.000 nënshkrime apo 30 nënshkrime të deputetëve.

Marketing

Nga KShZ thonë se për këto zgjedhjet nënshkrime mbledhin shtatë kandidatë dhe se deri tash vetëm kandidatja nga e VMRO-së, Gordana Siljanovska Davkova i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme.

Ende nuk dihet nëse kandidati i përbashkët i LSDM dhe BDI-së, Stevo Pendarovski në KShZ do të dorëzojë nënshkrime të qytetarëve apo nga deputetët. Nga LSDM thonë se po mendohen për dy opsionet.

Nënshkrimet për zgjedhjet presidenciale mbledh edhe Blerim Reka, ndërsa partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa i ndihmojnë.
Nënshkrime për kandidaturë mbledhin e disa pretendentë për funksionin e të parit të shtetit.

Mbledhje e nënshkrimeve nisi më 23 shkurt dhe do të mbarojë më 9 mars. Paraqitja e kandidaturave mbaron më 21 mars. Fushata zgjedhore duhet të fillojë më 1 prill. Rrethi i parë do të i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill ndërsa rrethi i dytë më 5 maj.

Marketing