Sot u realizua faza e parë e votimit në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Në ditën e parë kanë votuar personat që janë të infektuar me koronavirus dhe ata të cilët janë në vetizolim.

Në konferencën e fundit për media nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thanë se 759 persona me të drejtë vote janë paraqitur të votojnë nga shtëpitë e tyre, ndërsa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 723 persona.