KSHZ mbyll listën zgjedhore, ja sa qytetarë të drejtë vote

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot i ka kumtuar numrat që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe në tre komunat ku do të zgjedhen kryetarë të rinj.

Marketing

Të drejtë për të votuar në zgjedhjet presidenciale do të kenë 1.808.131 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Prej tyre 1.726.696 në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe 77.597 jashtë vendit. Të drejtën e tyre të votës do të mund ta shfrytëzojnë 1.640 persona në burgje dhe 7 persona të shpërngulur. Ndërsa nga përfaqësitë diplomatike konsullore të drejtën e votës do ta shfrytëzojnë 1.781 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Në Komunën e Ohrit të drejtë vote kanë 52.303 qytetarë, në Novo Sellë 11.365 qytetarë dhe në Komunën e Dibrës 18.625 qytetarë me të drejt vote.

Marketing