KSHZ: Në diasporë deri në ora 17:00 kanë votuar 37.5 përqind e votuesve

Deri në orën 17:00, 37.5 përqind e votuesve në diasporë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zyrat diplomatike dhe konsullore, thonë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Marketing

Sarajeva, Brukseli dhe Praga janë qytetet me pjesëmarrjen më të madhe në votim në diasporë për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas KSHZ-së, krahasuar me rrethin e parë, ka një pjesëmarrje më të madhe në diasporë. Në të 32 zyrat diplomatike dhe konsullore, 1.781 votues të regjistruar në listën e zgjedhore kanë të drejtë të votojnë.

Marketing