KSHZ nesër dorëzon mendimin për procesin zgjedhor

Presidenti, Stevo Pendarovski sot priti anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pasi dje në Kabinetin e tij u mbajt takimi i liderëve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Marketing

“Presidenti Pendarovski i njoftoi anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me qëndrimet e kryetarëve të partive politike dhe qëndrimin e miratuar në mënyrë konsensuale se është e nevojshme që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të paraqesë një mendim për afatet kohore të nevojshme për zhvillimin e procesit zgjedhor. Në takim u ra dakord që KSHZ-ja nesër të dorëzojë mendimin e tij në Kabinetin e presidentit”, kumtoi Kabineti i Pendarovskit.

Marketing