KSHZ: Organizimi i referendumit, pa problem

KSHZ vazhdon pa problem punët për referendumin për emrin.
Nga gjithsej 3480 vendvotime, në nivel republike, në 81 prej tyre nuk do të votohet, pasi KSHZ ka konstatuar se në territorin e 27 Komisioneve Komunale Zgjedhore janë evidentuar më pak se dhjetë votues. Këto qytetarë me të drejtë vote, do të mund të votojnë në vendvotimin më të afërt.

Marketing

Për këtë qëllim KSHZ u bën thirrje KKZ-ve që t’i informojnë, në kohë, qytetarët e këtyre vendvotimeve. Kreu i KSHZ-së njoftoi se përgatitjet për referendum po zhvillohen konform kalendarit, pa problem.

“Deri tani nuk kemi asnjë problem në aspektin e organizimit. Nuk e di se si është përceptimi në opinion, megjithatë konsideroj se nëse vazhdojmë kështu nuk do të kemi problem edhe më tej në aspekt të organizimit, si dhe në ditën e referendumit”, tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

KSHZ miratoi edhe udhëzimin për mënyrën e votimit dhe sqaroi se cilat do të konsiderohen fletvotime të vlefshme dhe cilat të pavlefshme.

“Qytetarët duhet të mbajnë mend se fletëvotim i vlefshëm është vetëm ai fletëvotim në të cilin është rrethuar fjala “Për” ose fjala “Kundër”. Në raste të tjera fletëvotimi nuk do të mund të jetë i vlefshëm”, tha Elizabeta Postolovska, anëtare e KSHZ-së.

Më 15 shtator, KSHZ fillon fushatën për informim dhe edukim të qytetarëve lidhur me të drejtën kushtetuese për votë, nën moton “ Qëndrimi yt, e drejta jote.” Shtypja e fletëvotimeve do të kushtojë 13 milionë denarë ndërsa do t’i shtyp shtypshkronja “Kiro Dandaro”-Manastir, e cila ka ofruar çmim më të mirë dhe cilësi të lartë.

Marketing