KSHZ: Qytetarët të marrin dokumentet e identifikimit që të evidentohen në listën zgjedhore

Nga KShZ bëjnë me dije se rreth 3.000 qytetarë rrezikojnë të mbetën jashtë Listës Zgjedhore për shkak se nuk i kanë marr dokumentet e tyre të identifikimit në MPB.

Marketing

Nga ky komision u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin dokumentet e tyre së më parë që të mund të evidentohen në listën zgjedhore.

“Kemi marr të gjitha veprimet që të kemi zgjedhje sa më të mira të organizuara. Përmirësohemi çdo ditë sepse normalisht i ndjekim edhe gabimet tona të cilët i kemi bërë në të kaluarën andaj na ndihmojnë shumë gjatë përgatitjes së zgjedhjeve presidenciale. Ka qytetarë të republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë aplikuar dokumente për identifikim personal dhe këtë e kanë bërë para se lista zgjedhore të vendoset në kontroll publik.

Dokumentet i kanë të gatshme nga ana e MPB-së mirëpo nuk janë paraqitur në zyrat kompetente të MPB-së që këto dokumente ti marrin. Sipas informatave që kemi në bashkëpunim me MPB-së dokumentet për identifikimin personal hyn në qarkullim juridik në momentin kur të njëjtat merren nga MPB”, u shpreh zëdhënësi i KShZ-së, Admir Shabani.