KSHZ shfajësohet: Parregullsitë t`i adresojë MPB-ja

Komisioni Shtetëror Zgjedhor shfajësohet për parregullsitë e listës zgjedhore duke thënë se Ministria e Punëve të Brendshme është ajo e cila duhet të zgjidh çështjen e parregullsive të shumta të cilat e shoqërojnë listën zgjedhore. Kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski thotë se asnjëherë nuk do të ketë listë tërësisht të pastër zgjedhore. Ai iu bën thirrje qytetarëve që përmes shqyrtimit publik t’i ndihmojnë procesit të tejkalimit të problemeve.

Marketing

“Institucioni përgjegjës për mbajtjen e evidencave dhe për skadim të afatit të dokumenteve dhe ndryshimin e vendeve të banimit është Ministria e Punëve të Brendshme…Mënyra e vetme që të zgjidhen problemet është azhurnimi i vazhdueshëm i të dhënave.  Asnjëherë nuk do të kemi listë të pastër tërësisht zgjedhore sepse është e pamundur, por duhet të mundohemi që sa më pak të ketë raste të tilla devijonte”, deklaroi Oliver Derkovski, Kryetar i KSHZ-së.

Për dallim nga ciklet zgjedhore, gjatë fushatës për referendum të drejtë për propagandë publike ka gjithkush i cili ka mjete të mjaftueshme financiare, si personat fizik, shoqatat, institucionet e ndryshme etj. Nga KSHZ thonë se institucionet shtetërore mund të udhëheqin propagandë, por të paraqesin buxhetin me të cilin do ta mbulojnë atë.

“Praktikisht, të gjithë kanë të drejtë të bëjnë propagandë, aq është e zgjeruar kjo çështje, kapaciteti demokratik për këtë çështje saqë ju nuk mund të bëni kufizime dhe të ja ndaloni dikujt të bëj kampanjë për, kundër apo të mos propagandojë. Edhe ligjërisht thuhet se dikush mund të votoj, dikush mund të mos votojë, por ju nuk keni të drejtë askënd ta sanksiononi. Me këtë jep përfshirje të gjerë të mundësive për udhëheqje të propagandës”.

Në shtatë shtator duhet të kryhet azhurnimi i listës zgjedhore, dhe përmes atij versioni të votohet në referendum më 30 shtator. Nga dita e djeshme e deri në mesditën e sotme 213 qytetarë kanë kryer shqyrtim në listën zgjedhore, ndërkaq numri i qytetarëve tanë në diasporë të cilët janë paraqitur për të votuar në ambasada ka mbërritur në 158.