Pas konstituimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe miratimit të Rregullores dhe Listës së afateve, vazhdojnë përgatitjet teknike për referendumin e ardhshëm të caktuar për më 30 shtator.

Sipas Rregullores, KSHZ-ja deri më 2 gusht dorëzon kërkesë deri te Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) për dorëzimin e të dhënave për të punësuarit në administratën shtetërore dhe të komunave, administratën e Qytetit të Shkupit dhe administratën publike, ndërsa, MSHIA duhet të përgjigjet për pesë ditë, më vonë deri më 7 gusht.

Pas marrjes së informacionit nga MSHIA, KSHZ -ja në afat prej pesë ditëve i informon komisionet shtetërore zgjedhore, i plotëson me anëtarë të ri dhe zëvendës në vendin e atyre të cilëve në baza të ndryshme u është ndërprerë mandati. Vendimet me të cilat formohen, gjegjësisht plotësohen KKZ publikohet në Gazetën zyrtare më vonë deri më 12 gusht.

Në afat prej tre ditëve nga dita e formimit të KKZ-së, më së voni deri më 15 gusht, KSHZ-ja deri te ato duhet t’i dorëzojë të dhëna për të punësuarin në vend, administratën komunale dhe administratën e Qytetit të Shkupit dhe administratën publike të cilët kanë vendbanim në territorin për të cilin është kompetent KKZ-ja për formimin e këshillave zgjedhore.

Duke pasur parasysh se në referendum do të votojë edhe diaspora, KSHZ-ja në afat prej tre ditëve nga shpallja e referendumit, deri më 2 gusht, te Ministria e Punëve të Jashtme duhej të dërgojë kërkesë për dorëzimin e të dhënave për diplomatët e punësuar në sipërfaqësisë përkatëse diplomatike-konsullore, (zyrat konsullore), për shkak zgjedhjes së kryetarit dhe zëvendëskryetarit të këshillit zgjedhor për zbatimin e votimit në PDK. MPJ ka afat deri më 7 gusht t’i dorëzojë të dhënat e kërkuara deri te KSHZ-ja.

KSHZ-ja veçmë ka dërguar thirrje publike deri te qytetarët për kontroll të të dhënave në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit. Kontrolli në të dhënat fillon më 9 gusht dhe do të zgjas deri më 23 gusht të vitit 2018 deri në orën 24:00.
Nëse vlerësojnë se është e nevojshme, të kërkojnë ndryshim, plotësim apo fshirje të të dhënave në të, qytetarët këtë mund ta bëjnë përmes ueb faqes të KSHZ-së https://izbirackispisok.gov.mk/ dhe në njësitë rajonale dhe zyrtar e KSHZ-së.
Lista zgjedhore që vendoset në kontroll publik përfshinë të dhëna të qytetarëve të cilët në përfundim me 30 shtatorin e vitit 2018 kanë arritur moshën e rritur, theksojnë nga KSHZ-ja.