KSHZ: Vetëm tre kandidatë sigurojnë nënshkrimet për zgjedhjet presidenciale

Vetëm profesorët Blerim Reka, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova kanë mbledhur nënshkrimet e duhura për kandidim në zgjedhje presidenciale.

Marketing

“Deri më tani, mund t’u informoj se të paktën 10 mijë nënshkrime kanë mbledhur vetëm tre kandidatë: Gordana Siljanovska Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka”, i tha Televizionit Shenja, zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska.

KSHZ neser publikon rezultatet e detajuara.