KSI: Masat aktuale restriktive të jenë në fuqi edhe për një javë

Në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive është vendosur që masat aktuale restriktive të mbesin në fuqi edhe për një javë.
Pas mbarimit të javës, sërish do të diskutohet nëse masat e njëjta do të vazhdojnë apo do të miratohen masa të reja.

Marketing

Në Maqedoninë e Veriut për momentin ora policore fillon në 20:00 dhe zgjat deri në orën 05:00 të mëngjesit. Po ashtu objektet hotelerike janë të mbyllura dhe punojnë vetëm me sistemin “to-go”.
Autoritetet shëndetësore gjatë javës në disa raste kanë theksuar se po stabilizohet numri i të infektuarve të ri me kovid dhe se presioni mbi spitalet po ulet.

Marketing