Kthehen biletat njëdrejtimëshe

Ndërmarrja e transportit publik Shkup (NTP) ende nuk kanë asnjë informacion sa i përket fillimit të përdorimit të biletave të reja të letrës të cilat do të mund të përdoren për një vozitje në transportin publik nga ana e qytetarëve. Ndërsa më shumë se një muaj janë vonuar biletat e premtuara së bashku me vënien në funksion të aplikacionit të ri celular për transport publik dhe mundësisë që qytetarët të mund ta mbushin kartelën “Skopska”.

Marketing

Nga kjo ndërmarrje theksuan se janë në përgatitjet përfundimtare dhe po kryhet testimi për të filluar me përfitimet e reja të cilat do ti mundësohen dhe do të shfrytëzohen nga ana e qytetarëve sa i përket transportit publik. “Mendojmë se është e pa hijshme dhe mosmirënjohëse të “rikujtojmë” afatin kohor të prezantimit të shërbimeve ose përfitimeve të reja të transportit publik ndaj qytetarëve”, theksuan nga NTP Shkup.

Sidoqoftë në kontratën e nënshkruar e cila është publikuar në Sistemin Elektronik të Prokurimit Publik theksohet se Telekomi i Maqedonisë brenda 120 ditëve do të duhet të porosis 300,000 bileta të cilat janë një drejtimesh, të punojë në aplikacionin për telefonat e zgjuar, të mundësoj porosinë e 70 terminale të reja të kontrollit të linjës si dhe sigurimin e 400 vlerësuesve të rinj për kartën “Skopska” për autobusë. Kontrata hyri në fuqi më 1 korrik të këtij viti, ndërkaq afati i fundit për blerjen dhe dorëzimin e këtyre shërbimeve dhe pajisjeve është fundi i tetorit 2019.

Marketing