Kthehet depoziti për vaksinat kineze, nga MSH thonë se marrëveshja nuk është anuluar

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë kineze, parat e depozituara për vaksinat kineze janë kthyer, konfirmojnë nga Ministria e Shëndetësisë për Sitel.

Marketing

Por nga kabineti i Ministrit Venko Filipçe, thonë se vaksinat nuk janë anuluar.

“Bisedimet janë në fazën përfundimtare, nuk bëhet fjalë për anulim të marrëveshjes. Vaksinat anti-Covid-19 nga kompania “Sinofarm” në vendin tonë do të mbërrijnë për një kohë shumë të shkurtër”, theksojnë nga Kabineti i Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Paralajmërimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria ishte se deri në fund të muajit shkurt do të mbërrijnë vaksinat nga Kina, por edhe vaksinat të cilat ishin porositur drejtpërdrejtë nga kompania “Fajzer”.

Marketing