Kthehet përfaqësuesja që shkroi histori!

Tifozë e familjarë, dolën në aeroportin e Shkupit për t’i pritur futbollistët që shkruan historinë e futbollit në vend.

Marketing

Edhe disa udhëtarë të rastit ndalen për t’i parë lojtarët nga afër.
Ndonëse pa fitore, u pritën me duartrokitje, sepse realizuan ëndrrën e shumë gjeneratave për të qenë pjesë e Kampionatit Evropian.

Për kapitenit, Goran Pandev, ndeshja me Holandën ishte edhe e fundit në karrierën e tij me përfaqësuesen.

Tha se nuk e ka në mend të bëhet trajner, por ndoshta drejtues sportiv.

“Kjo gjeneratë duhet të shkruhet me shkronja të arta në futbollin e Maqedonisë sepse jemi gjenerata e parë që kemi shkuar në një kampionat të tillë. Për planet e mia nuk e di, nuk kam ndonjë dëshirë të jem trajner do të shohim ndoshta drejtor sportiv dhe do të punoj me menaxherët e mi në Itali”, deklaroi Pandev.

Pandevi nuk është i vetmi që po largohet. Edhe trajneri, Igor Angellovski, nuk do të jetë më në përfaqësuese.

“Igor Angellovski me kënaqësi ka punuar për çdo moment si trajner i përfaqësueses ndërsa arsyet janë të njohura për publikun, përsëri do të them që jam i lumtur që për 5 vjet e gjysmë kemi realizuam ëndrrën e të gjithë gjeneratave dhe FFM i dëshirojë çdo të mirë në të ardhmen”, tha Angellovski.

Kryetari i Federatës se Futbollit, Muhamed Sejdini, tha se pa marr parasysh rezultatet, fitorja më e madhe është që Maqedonia ka arritur të luajë në një kampionat të tillë.

“Organizimi siç e dini, e organizuam gjithë ecurinë për organizimin që në dhjetor dhe tani në fillim të vitit ecuria në kampionat, siç e dini edhe vetë, pa marrë parasysh rezultateve unë dua të përgëzoj fillimisht ekipin të gjithë djelmoshat që ishin prezent në kampionat që dhanë maksimumin nga vetja”, tha Sejdini.

Pasi dolën nga aeroporti, futbollistët u pritën nga familjaret, ndërsa u përshëndetën me njëri-tjetrin.

Marketing