“Kthimi” i Kastriot Abdylit pjesë i edicionit të 67-të të International Film Festival Mannheim – Heidelberg në Gjermani

Pas premierës botërore ne Oldenburg International Film Festival në Gjermani dhe Calgary European Film Festival, filmi “Kthimi” me regji të Kastriot Abdylit do të prezantohet edhe në edicionin e 67-të të International Film Festival Mannheim-Heidelberg në Gjermani, i cili mbahet nga data 15-25 nëntor.

Marketing

Filmi, siç shkruan “KultPlus”, do të shfaqet sot dhe më datën 18 nëntor në qytetin e Mannheimit, ndërsa në qytetin e Heidelberg u shfaq mbrëmë dhe do të shfaqet edhe më 17 dhe 19 nëntor.

Në filmin “Kthimi” trajtohet migrimi si fenomen te shqiptarët, si dhe kontradiktat që sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare, ku vë në pah peshën e besës dhe nderin e femrës shqiptare.

Regjisor dhe skenaristi i filmit “Kthimi” është Kastriot Abdylit, ko-skenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhi Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumograf Izet Curri, Skenograf Zeni Ballazhi.

Ndërsa filmi vjen i jetësuar nga aktorët: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi, Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Muqbajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.

“Kthimi” është bashkëprodhim i Agjencisë të Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe është realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë.