Kthimi në shkolla varet nga vaksinimi i mësimdhënësve

Procesi i vaksinimit kundër virusit korona të mësimdhënëseve ka filluar që nga java e kaluar. Vaksinimi së pari filloi me mësimdhënësit që janë duke zhvilluar mësimin me prezencë fizike, gjegjësisht mësuesit nga klasa e parë deri në të tretën.

Marketing

Nga Ministria e Arsimit për gazetën KOHA kanë thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë si institucion kompetent për procesin e vaksinimit dhe prej nga ata marrin udhëzime për veprime të mëtejshme.

“Presim dritë të gjelbër nga institucionet shëndetësore që të vazhdoj procesi i vaksinimit edhe për pjesën tjetër të mësimdhënësve, sepse dinamika e vaksinimit përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë”, shprehen nga atje.