Ku janë rrogat 1.500 euro për mjekët në Maqedoninë e Veriut, vlojnë Sindikatat?!

Sindikata e pavarur e Qendrës Klinike në Shkup ka pyetur Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë se ku janë rrogat prej 100 mijë denarëve (mbi 1500 euro) për specialistët dhe përse ministri i dikasterit të shëndetësisë po ia mbyllë dyert atyre. Sipas drejtuesve të kësaj sindikate, përveç premtimeve të rrejshme, ata po përballen edhe me sjellje injoruese.

Marketing

Goran Begoviq nga kjo sindikatë ka thënë se në programin e Qeverisë ishte premtuar se do të realizohet premtimi për rrogat e larta, por kjo nuk ka ndodhur tashmë në vitin e tretë të qeverisjes së kryeministrit Zoran Zaev. Sipas kësaj sindikate, specialistët e mjekësisë po vazhdojnë të ikin jashtë vendit për kushte më të mira.

Marketing