Ku janë sot aktorët e “Viteve të Arta”

Të gjithë kujtojmë serialin e famshëm  të quajtur “Vitet e Arta”.

Marketing

Është e vështirë të harrohet Nick, Anita, dhe Katerina.

Vitet e Arta ka qenë duke u shfaqur për shtatë sezona në mes të viteve 1994 -1999, duke e treguar jetën e Hartley High.

Drama për të rinjë, që është shfaqur në shumë televizione botërore, është xhiruar Sidnej të Australisë, duke arritur të tregoheshin ngjarjet e të rinjve të asaj kohe. Seriali është vlerësuar se ka trajtuar tema shumë të rëndësishme për kohën si përdorimi i drogës, krimet dhe njerëzit e pa strehë.

Shumë prej yjeve të këtij shoë kanë bërë karrierë të madhe në Australi dhe jashtë saj. Ndërsa disa të tjerë kanë pasur probleme si me arrestime, tragjedi të ndryshme ose e kanë lënë karrierën e aktrimit.

Lara Cox – Anita Scheppers 

Mesiguri ju kujtohet Anta, ajo ka luajtur në këtë serial në mes vitit 1996 dhe 1999.

Pas këtij seriali, 39 vjeçarja është paraqitur në filmin Kangaroo Jack, dhe në serialin televiziv Lost World.

Ajo ka vazhduar të aktroj duke u paraqitur në filma të metrazhit të shkurtë, dhe në reklama të ndryshme.

Callan Mulvey – Bogdan Drazic 

Callan Mulvey ka lindur në Zelandën e Re, tani është 42 vjeçar, ndërsa në serial ka qenë ai djali i keq i serialit, prej vitit 1997 deri në vitin 1999.

Pastaj ai është paraqitur në filmin Thunderstruck, së bashku me Byron Bay. Në natën e vitit të ri, në vitin 2003, ai është përfshirë në një aksident të rëndë. Ati i janë dashur muaj të tërë për të u trajtuar. Fatkeqësisht e ka humbur syrin e tij.

Edhe pse me kaq shumë vështirësive, ai është bërë një yll hollywoodi, dhe tani jeton në Los Angeles.

Ai është martuar me Rachel Thomas, të dashurën e tij prej fëmijërisë dhe shoqen e tij më të mirë. Ata kanë së bashku një djalë me emrin Charlie.

Ada Nicodemou – Katerina Ioanno

Aktorja e lindur në Greqi, tani 39 vjeçare. Ka luajtur karakterin manipulativ të Katerinës në mes vitit 1994 – dhe 1997.

Ajo ka pasur një karrierë të suksesshme televizive në Australi, duke u paraqitur në Breakers, para se të luaj në rolin e Leah Patterson në Home and Away.

Ada është martuar me Chrys Xiplitas në vitin 2007, dhe çifti ka një djalë me emrin Johnas. Një tragjedi e madhe për jetën e Adas është kur çifti ka humbur djalin e tyre Harrison në vitin 2014.

Ada ka folur për dhimbjen e saj të madhe, në një intervistë për New Idea.

“Unë e ndjej se nuk mund te jem plotësisht e lumtur për shkak të kësaj” ajo kishte thënë.

Abi Tucker – Jodie Cooper

Abi Tucker,  tani 44 vjeçar, ka luajtur rolin e vajzës cool dhe rrebele Jodie Cooper, talenti i saj për muzikë dhe për shkrime i ka kontribuar shumë këtij se riali.

Ajo për një kohë ka jetuar në Londër, dhe ka vazhduar karrierën e saj muzikore.

Abi është nënë e dy vajzave, Hazel e lindur në vitin 2014 dhe Pepper e lindur në vitin 2015 me partnerin e saj, Chris Rochester.

Alex Dimitriades – Nick Poulos

Alex Dimitriades, 43 vjeçar ka luajtur rolin e Nick Poulos për një vit  para se karakteri i tij vdes gjatë një meq boksi.

Alex ka bërë një karrierë të suksesshme, duke u bërë pjesë e serialit televiziv Neighbours. Si dhe në filmat si Deuce bigaloë, European Gigolo, Ghost Ship, si dhe Head On.

Në vitin 2008, Alex, është arrestuar pasi ishte zënë duke vozitur nën ndikimin e alkoholit. Atij i është marrë leja e kerrit.

 Salvatore Coco – Costa “Con” Bordino

Salvatore Coco tani 42, ka luajtur rolin e djaloshit olozonjar Costa Con Bordino.

Ai është marrë pjesë në shumë seriale të tjera në Australi.

 

Marketing