Kuçi, Ganiu e Ademi inspektuan fillimin e punimeve në shkollën fillore “Vasil Gllavinov” (FOTO)

Sot bashkë me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, mikun tim z. Arbër Ademi dhe drejtorin e shkollës fillore “Vasil Gllavinov” z. Qamuran Kuçi inspektuam fillimin e punimeve të fazës së parë të rekonstruimit të objektit të shkollës fillore “Vasil Gllavinov”, fazë e filluar me 24 dhjetor të vitit 2018.

Marketing

Krijimi i kushteve më të mira hapësinore si parakusht thelbësor për arsim cilësor është prioritet i yni i përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe udhëheqësinë e shkollës.

Vlera e fazës së parë arrin rreth 15 milion denarë dhe kryesisht gjatë saj do të rekonstruohet pjesa më e madhe e objektit shkollor, do të sanohen dyshemetë dhe plafonet, si dhe do të rregullohen nyjet sanitare.

Falëmenderoj ministrin Arbër Ademi për kontributin dhe angazhimin e tij dhe besoj që në të ardhmen bashkëpunimi ynë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të rezultojë me përmirësimin e kushteve edhe në të gjitha shkollat tjera të komunës sonë. Uroj punë të mbarë e efikase në realizimin e të dy fazave të rekonstruimit.

Mbetemi të përkushtuar që fëmijët tanë të vijojnë proces edukativo arsimor në ambiente që stimulojnë suksesin.