Bashkimi Europian do të vazhdojë të ndalojë udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të tjera përtej 1 korrikut, sipas diplomatëve të BE-së.

Vetëm 14 vende janë në listën e shteteve që do të lejohen në Bllok, duke përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Tajlandën.

Në parim do të lejohen edhe qytetarët kinezë, por vetëm pasi Kina të heqë ndalimin e saj për qytetarët e BE-së.

“Këshilli Europian ka nisur procedurën e shkruar zyrtare për miratimin e marrëveshjes”, deklaruan diplomatët e BE-së.

Marrëveshja vjen tre muaj pasi BE, Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni mbyllën kufijtë e jashtëm për të gjithë udhëtimet jothelbësore për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.