Kufiri i kompetencave të Metës, Komisioni Hetimor dëgjon mendimin e ekspertëve

Komisioni Hetimor ka marrë mendimin e ekspertëve mbi kompetencat që ka presidenti i Republikës në ushtrimin e detyrës së tij.

 Ekspertët përmes eksperiencave në shtete të tjera janë shprehur se Kreu i Shtetit muhnd të japë mendimin e tij në zhvilime të ndryshme por edhe kjo me kufizime pasi përfaqëson unitetin e popullit.

“Sa i takon lirisë së shprehjes dhe kritikës duhet ta shohim në tre kompenentë. Kjo qasje duhet të jetë e cetëpërmbajtur, me gjuhën e tij nuk dihet të krijojë konflikte institucionale, nuk duhet të ulë apo të ngrejë autoritetin e një institucioni në favor të një institucuioni tjetër dhe për më tepër gjuha e tij duhet të jetë korrekte sipas gjykatave kushtetuese të huaja, nuk ka gjykata jonë Kushtetuese në këto raste.

Marketing

Vërtet presidenti i Republikës ka të drejtën të kritikojë ligje, por nisur nga praktika e Lituanisë dhe Koresë së Jugut mund ta ushtrojë por në dy forma: Vetoja dhe më pas nëse Kuvendi mban një qëndrim ka të drejtë ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Pra Presidenti nuk mund të mbaj një rol kritik ndaj një legjislacioni të prodhuar qoftë dhe kundër vullnetit të tij sepse është detyrimi i tij kushtetues ti qëndrojë betimit kur ka marrë detyrën që është ndër të tjera ti bindet ligjeve”.

Marketing