Kufiri Miratoc – Llojan hapet gjatë kësaj vere?!

Nga mesi i këtij viti paralajmërohet hapja e kalimit kufitar Miratoc – Llojan që lidh Luginën e Preshevës me Maqedoninë, gjegjësisht me fshatrat e Likovës dhe Kumanovës, informon INA.

Marketing

Paralajmërimi është bërë nga kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Pas vizitave që ka bërë kryetari i Komunës së Preshevës me ambasador të akredituar në Beograd, ai ka dhënë një lajm të gëzueshëm për banorët që tashmë 20 vite presin hapjen e pijës kufitare Miratoc – Llojan.

Arifi deklaroi se ka marrë përkrahje nga ambasada të huaja për hapjen e kësaj pike kufitare. Sipas parashikimeve të tij kjo pritet të ndodhë gjatë verës së këtij viti.

Marketing