Kufizimet e reja godasin gastronominë

Vendimi i Qeverisë për të ndaluar muzikantët dhe DJ në restorante është jologjik dhe nuk do të ndihmojë në luftimin e pandemisë, ankohen disa artistë. Një masë e tillë është e nxituar dhe duhet të ndryshohet. Ky është qëndrimi i muzikantëve me të cilët Alsat komunikoi sot dhe u kërkoi mendim. Albion Sulejmani thuajse dy dekada punon si DJ, një profesion me të cilin është vështirë të fitohet shumë, veçanërisht në një krizë kur lokalet ishin të mbyllura. Ai pohon se DJ nuk kanë asnjë kontakt fizik me mysafirët.

Marketing

“Nëse mund të ulesh në një lokal për të ngrënë dhe pirë, cila do të ishte arsyeja për të mos pasur muzikë, ose për të pasur muzikë pa Dixhej. Sinqerisht nuk e kuptoj këtë- thotë Albion Sulejmani -Di xhej.

Masat e fundit të Qeverisë në fushën e gastronomisë, janë një hap prapa, ankohen nga Oda. Problemi nuk është në protokollet dhe sa rigorozë janë, por kush dhe në çfarë mase i respekton ato.

“55 decibel zhurmë e lejuar! Mendoj se edhe pse mundohem të flas më qetë para kamerës, e folura ime normale është më shumë se 55 decibel. Nuk ka rëndësi se sa njerëz ulen në tavolinë, me rëndësi është distanca mes tyre- pohoi Martin Angellovski Kryetar i Odës së gastronomeve.

Ministria e Ekonomisë tashmë i ka propozuar qeverisë që të rritë kompetencat e Inspektorëve të tregut kur ata shkojnë në terren dhe inspektojnë klubet e natës dhe baret. Për vendimet e fundit për gastronomet, Qeveria nuk ka bëre ndonjë analizë, por vetëm ka vepruar sipas kërkesës së Komisionit të Sëmundjeve Infektive.

“Ekspertët kanë vendosur që për momentin masat e tilla duhet të miratohen dhe kuptohet se ato masa do t’i vërtetojmë- tha Kreshnik Bekteshi- ministër i Ekonomisë.

Gastronomia është një nga sektorët e parë që u mbyll dhe ndoshta veprimtaria që pësoi më shumë humbje nga pandemia. Numrat e saktë nuk dihen ende sepse analiza financiare është duke vazhduar. Sipas të dhënave nga Oda, deri më tani asnjë punonjës nga sektori i gastronomisë ose pronari i ndonjë restoranti nuk është infektuar me koronavirus. Në vend janë pothuajse shtatë mijë objekte gastronomike.

Marketing