Tifo grupi “Komitët” sot në ora 20:00 përmes rrjeteve sociale kanë paralajmëruar se do të mbajnë 1 minuta heshtje para Parlamentit të Maqedonisë për djalolish 21 vjeçar që vdiq mbrëmë, Nikolla Sazdovski dhe kanë ftuar gjithë qytetarët ti japin lamtumirën e fundit.

Por si duket nuk është rastësi koha me të cilën “Komitët” ftojnë të mblidhen para Parlamentit, sepse pikërisht në atë kohë sonte luan ndeshjen kualifikuese për Champions League, KF.Shkendija nga Tetova në stadiumin e qytetit të Shkupit.

Andaj për të shmangur ndonjë përplasje mes tifozëve të Shkendisë dhe Komitët, apelohet që pas ndeshjes mos të dilet kah Qendra ku me shumë gjasa do të jenë tifo grupi “Komitët” që janë të indinjuar për vdekjen e pjestarit të tyre.

Edhe pse të akuzuarit për vrasje menjëherë janë arrestuar, nga tifo grupi “Komitët” por edhe nga disa persona të jetës publike që janë radikal në mendësi, përhapin gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve prandaj  sonte tifozët e Shkëndisë të kenë kujdes dhe të lajmërojnë policinë në rast se hasin në ndonjë sulm nga tifo grupi “Komitët”.

Edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, njofton se do të merr masa shtesë për mbajtjen dhe ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik. Nga MPB apelojnë tek qytetarët që do të ndjekin ndeshjen Shkëndija – TNS, të përmbahen nga veprimet që prishin qetësinë publike dhe të mos shkaktojnë dhunë dhe vepra tjera penale.

“MPB-ja nuk do të tolerojë dhunën, prishjen e qetësisë publike dhe vepra tjera penale në ngjarje sportive. Ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve, sidomos grupeve të tifozëve që të ekipet e tyre t’i përkrahin në mënyrë sportive, duke respektuar rregullat ligjore dhe të drejtën e gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.