Kujdes me operacionet kirurgjike, 29 vjeçarja i bie pishman që zmadhoi gjoksin!

Mollie Smith, 29 vjeçare nga Wyoming i Shteteve të Bashkuara kishte vendosur ti nënshtrohej ndërhyrjes estetike për zmadhimin e gjinjëve të saj.

Marketing

Por duket se jo gjithçka shkoj ashtu siç ishte planifikuar, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Pas implantit të gjinjëve kishte filluar paraqitja e shumë akneve në fytyrën e Mollie gjë që shkaktoi depresion të madh tek 29 vjeçarja.

Një vitë pas kontrolleve të ndryshme ishte zbuluar diagnoza me ç’rast ishte vënë re se ajo vuante nga sëmundja e vendosjes së gjinjëve dhe kështu në Qershor të vitit 2019 Mollie kishte vendosur largimin e implanteve në gjinjë.

Ajo kishte kaluar nëpër një fazë të tmerrshme ankthi, stresi dhe depresion derisa dëshiron të ndaj përvojën e saj me gra të tjera të cilat mund të vuajnë nga simptoma të ngjashme sikurse Mollie Smith.

Marketing