Kujdes, mos e ndalni veturën në urën e “Arbën Xhaferit”, ky dënim ju pret!

Të gjithë personat që ndalojnë veturat në urën gjigantë (5 kilometrash) në autostradën “Arbën Xhaferi” do të gjobiten nga policia.

Mësohet se dënimi për ndalim tek ura në mes të Kaçanikut dhe Hanit të Elezit varion deri në 60 euro.

Përpos gjobës me para, për ndalimin e automjetit merret edhe leja.

Vlen të theksohet se kjo autostradë, e cila u lëshua për qarkullim me 29 maj, është më e freknetuar nga qytetarët e Republikës.

Kjo autostradë lidhë Kosovën me Maqedoninë Veriore.
Indeksonline ka siguruar denimin që e mori sot një qytetar.