Kujdes në këtë aks rrugor të vendit për shkak të shembjeve të dheut

Në aksin rrugor Dellçevë – Makedonska Kamenicë në afërsi të fshatit Dramçe për shkak shembjes së madhe ka pengesë në qarkullimin e automjeteve.

Marketing

“Gjendja kërkon që të gjithë që udhëtojnë në këtë aks rrugor të kenë kujdes posaçërisht në afërsi të dyqanit në fshatin Dramçe. Në vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizim për ngadalësimin e shpejtësisë, por për shkak se vendi gjendet në kthesë rekomandohet kur të afroheni në këtë vend ta zvogëloni shpejtësinë”, thonë shoferët.

Shtojnë se shembje më të vogla ka në shumë vende edhe përgjatë aksit rrugor nga Makedonska Kamenica drejtë Koçanit. Nga Rrugët e Maqedonisë informojnë se ekipet e tyre janë në terren dhe punojnë në largimin e shembjeve.

Marketing