Kujt i pengojnë hapësirat e gjelbërta në Çair?!

Persona të panjohur deri tani kanë dëmtuar hapësirat e gjelbërta në Lagjen e Çairit duke shkatërruar dhe shkulur edhe drunjt dekorativ që Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” i kishte mbjellë gjatë këtij uikendi. Drejtori i kësaj Ndërmarrje, Ardijan Muça shpreh keqardhje duke theksuar se punëtorët e Parqeve dhe Gjelbërimeve kishin punuar edhe gjatë uikendit kur moti ishte me shi për të zbukuruar këto pjesë të Çairit, por sipas tij persona të pandërgjegjshëm shkatërruan gjithçka brenda 24 orëve.

Marketing

Muça shkruan:

Turp, turp, turp kjo ndodh vetëm te ne!!!

A jemi njerëz apo çka?! 

Kemi punu në shi edhe dy ditë vikendi me gjithë puntorët që ta ndryshojm qytetin, por ne Çair nuk lejuat as 24 orë të qëndrojn këto drujn dekorativ! E bukura edhe ndryshimi gjindet edhe në Çair por ne nuk lejojm ta shohim…

Image may contain: tree, plant, sky, outdoor and nature
Image may contain: plant, tree, outdoor and nature
Image may contain: plant, tree, outdoor and nature
Image may contain: plant, tree, outdoor and nature