Kukësi dhe Laçi i bashkohen Teutës, vijon udhëtimi europian

Laçi dhe Kukësi i janë bashkuar Teutës duke u kualifikuar në raundin tjetër të Europa League.

Marketing

Të dyja ndeshjet patën emocione të forta deri në minutat e fundit.

Ndeshja mes Laçit dhe Keshlës së Azerbajxhanit përfundoi pa gola dhe gjithçka u vendos pas goditjes së 11-metërshave. Për Laçin nuk gaboi asnjë nga lojtarët ndësa heroi do të ishte portieri Sherri i cili priti një penallti të Qyrtymov.

Kukësi nga ana tjetër bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër bullgarëve të Slavia Sofia.

Sulmuesi Eze kaloi veri-lindorët në avantazh me një penallti në minutën e 56. Por Slavia barazoi në minutën e 81. E kur ndeshja mendohej se do të kalonte në shtesa, Cooper bëri mrekullinë në të 85’ duke kaluar sërish në avantazh Kukësin.

Të tre ekipet shqiptare kanë kaluar kështu raundin e parë të eleminatoreve për Europa League dhe presin tashmë të njohin kudërshtarët e radhës.

Marketing