Kulusevski shpëton Juventusin nga humbja

Juventusi assesi të këndellet dhe të bind me lojë.

Marketing

Bardhezinjtë kanë arritur një tjetër barazim 1:1 ndaj Hellas Veronës, i treti pas pesë ndeshjeve të Serie A.Andrea Favilli (60′) çoi në delirë mysafirët, por Dejan Kulusevski (78′) arriti të baraspeshonte gjithçka.

Ishte një solo gol i suedezit që shpëtoi Juven nga humbja, pasi skuadra e Andrea Pirlo vijon të mos bind me lojën e treguar në fushë.

Juve në vendin e pestë tubon nëntë pikë, ndërsa Verona me tetë pikë është në pozitën e tetë.

Marketing