Kumanova në këmbë për kryeministrin e parë shqiptar

Pas Çairit që u ngritë në këmbë me fushatën “PSE JO” për kryeministrin shqiptar, mbrëmë edhe Kumanova është i është bashkangjitur Shkupit Dardan për të mbështetur se ka ardhur koha që në Maqedoninë e Veriut kryeministri të jetë shqiptar, përcjell TS.

Marketing

Siç shihet në çdo rrugë të Kumanovës shihet sllogani ” PSE JO” duke dhënë mbështetje të madhe idesë së Ali Ahmetit.
Ndërsa mbrëmë në Sheshin Skenderbeu në Shkup, ishte vendosur një parollë e cila thotë:”Kan dhan fjal bijt e Shqipnis, Shqiptar me kan kryeministri i Dardanis”.

Ky reaksion nga qytetarët vjen edhe si rezultat i reagimit të menjëhershëm të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili mohoi dhe ashpër refuzoi mundësinë për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut./TS/

Marketing