Kumanovari paraqet djemtë e tij në polici: Mi vodhën paratë!

Një 65 vjeçar nga Kumanova ka lajmëruar policinë se është vjedhur nga djemtë e tij. Bëhet fjalë për personin me inicialet R.S, por që policia nuk ka zbuluar identitetin e tij.

Marketing

Ai ka thënë se dy djemtë të moshave 30 vjeç dhe 17 vjeç kanë hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Dragi Shutevski” në Kumanovë dhe i kanë marrë paratë dhe gjësendet me vlerë. Sipas deklaratës së tij, dy djemtë me forcë janë futur në shtëpi dhe i kanë marrë paratë.

Mirëpo, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe paratë e vjedhura janë gjetur në oborrin e 65 vjeçarit. Organet e rendit në Kumanovë kanë njoftuar se kanë ndërmarrë masa hetimi për rastin në fjalë.

Marketing